LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rrjeti i njohur i supermarketeve Big Market në pronësi të deputetit Vullnet Sina, përveç “vrasjes” me dashje të popullit shqiptar duke falsifikuar skadencat e ushqimeve, tashmë bullizon edhe punonjësit në bazë të fesë.

Rrjeti i njohur i supermarketeve Big Market në pronësi të deputetit Vullnet Sina, përveç “vrasjes” me dashje të popullit shqiptar duke falsifikuar skadencat e ushqimeve, tashmë bullizon edhe punonjësit në bazë të fesë.

Linja e supermarketit të njohur nga të gjithë “Big Market” e cila bënë “prova” me jetën e shqiptarëve duke i shitur produkte ushqimore të skaduara (e themi këtë për shkak të denoncimeve të pafundme të qytetarëve që mbërrijnë pranë redaksisë sonë), së fundmi ka bullizuar një vajzë me hixhab.

Bëhet fjalë për një vajzë nga Shkodra me emrin Elsa. Kjo e fundit, ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël dhe është vlerësual maksimalisht në fakultet. Por, siç duket kjo nuk ka mjaftuar tek rrjeti i mirënjohur dhe për këtë arsye, ata edhe pse fillimisht e pranuan për të nisur punë si kontabiliste pranë një filiali në Shkodër, më pas e telefonuan për t’i thënë se “ndërruan mendje”.

Kjo për shkak se Elsa është myslimane. Po, mirë e lexuat! E reja, ka marrë një telefonatë në të cilën i është komunikuar se “pronari i madh” i Big Market ka dhënë urdhër të prerë, se në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, duke shtuar se nuk dëshirojnë të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike./JOQ

Prev Post

Kina i bashkohet Rusisë në kundërshtimin e zgjerimit të NATO-s

Next Post

Distria Krasniqi e pafat, fiton medaljen e argjendtë pas humbjes në finalen Grand Slamin e Parisit

post-bars

Leave a Comment