LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Distria Krasniqi e pafat, fiton medaljen e argjendtë pas humbjes në finalen Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi e pafat, fiton medaljen e argjendtë pas humbjes në finalen Grand Slamin e Parisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga  francezja Amandine Buchard.

Distria e ka nisur nga raundi i dytë garën dhe ka marrë një fitore jo edhe aq të vështirë ndaj francezes, Anais Mosdier.

Pejania këtë përballje e ka fituar me ‘ippon’ pas vetëm 1:42 minutave lojë, duke siguruar kalimin tutje.

Në luftën e dytë, xhudistja jonë u ndesh me kundërshtaren nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Edhe në këtë përballje, Distria arriti të triumfojë, por në kohën shtesë me anë të një Waza-ari në një luftë që zgjati plot 6 minuta e 26 sekonda.

Me këto dy fitore, pejania u kualifikua në gjysmëfinale ku u desh të përballet me zviceranen, Fabienne Kocher.

26-vjeçarja nga Kosova fitoi me anë të një Waza-ari dhe pastaj një ‘Ippon’ pas 57 sekondash luftë dhe kështu siguroi finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në finale, Distria u tregua e fortë, por jo mjaftushëm ndaj francezes Amandine Buchard, e cila renditet e para në këtë kategori.

Xhudistja jonë u mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ nga Buchard.

Prev Post

Rrjeti i njohur i supermarketeve Big Market në pronësi të deputetit Vullnet Sina, përveç “vrasjes” me dashje të popullit shqiptar duke falsifikuar skadencat e ushqimeve, tashmë bullizon edhe punonjësit në bazë të fesë.

Next Post

Rekordi i ri i Luiza Gegës në Francë, Veliaj: Krenar për atleten elitare

post-bars

Leave a Comment