Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, Berisha përjashtohet

KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, Berisha përjashtohet

TIRANË– Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të regjistrojë në zgjedhje koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike nuk mund të regjistrohet me simbolet që ka paraqitur. Kjo ka bërë që ai të regjistrojë në koalicion vetëm LSI-në dhe PDK.

“Kërkesa në përbërje të saj për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Kërkesa për të përfshirë në simbole, sigla apo edhe në thelbin e vet element që lidhen me PD nuk mund të pranohen. Jo vetëm për faktin që i mungon interesi PD për këtë koalicion.Ajo që vlen më shumë është diskutimi për simbolet që mund të krijojmë konfuzion te zgjedhësit. Unë vendos që të regjistroj si subjekt zgjedhor koalicionin LSI-PDK. Emri është shtëpia e Lirisë. Partia udhëheqëse është LSI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,”- tha Celibashi 

Rruga Press

Prev Post

Gjermania thirrje për zbardhjen e vdekjes së emigrantëve të dëbuar nga forcat greke

Next Post

U dënua me 3 vite burg, Saimir Tahiri: S’e kam shkelur kurrë ligjin, padrejtësi!

post-bars

Leave a Comment