Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rregulla të reja për udhëtimet, BE heq kufizimet për shtetet, i vendos për individët

Rregulla të reja për udhëtimet, BE heq kufizimet për shtetet, i vendos për individët

korornavirusi ne be rregullat ne be  1280x720

Vendet e Bashkimit Europian do të përdorin rregulla të reja për udhëtimet. Shtetet anëtare janë këshilluar të heqin të gjitha masat anti-covid që janë bazuar në incidencën e shtetit nga nisen udhëtarët dhe t’i zëvendësojnë ato me kufizime bazuar në gjendjen e individit.

Këshilli i BE-së i aprovoi rekomandimet e reja disa ditë më parë, në përpjekje për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe për ta bërë atë të sigurt. Sipas vendimit, të gjitha kufizimet duhet të hiqen për udhëtarët që zotërojnë një Certifikatë Digjitale Europiane për Covid-19, që vërteton vaksinimin me të paktën dy doza në 270 ditët e fundit, certifikatë shërimi të lëshuar në 180 ditët e fundit, ose një test negativ të kryer në 72 orët e fundit nëse është PCR, në 24 orët e fundit nëse është rapid test.

danimarke CNN 1280x720

Ata udhëtarë që nuk kanë një Pasaportën Europiane Imuniteti duhet të kryejnë një test për Covid-19, 24 orë përpara mbërritjes. Këto rregulla të reja nuk janë detyruese për vendet e BE-së që t’i zbatojnë, por vijnë në formën e një rekomandimi. Nga ana tjetër, situata me shifrat e pandemisë mbetet problematike në Europë. Kjo bëri që masat të ashpërsohen. Austria nisi me zbatimin e vaksinimit të detyruar për të gjithë të rriturit pa përjashtim. Ata që refuzojnë do të gjobiten me shuma të majme.

“Jam në favor të vaksinimit me detyrim pasi shumë nga miqtë e mi janë doktorë dhe jam në dijeni të barrës që njerëzit e pavaksinuar i shkaktojnë spitaleve dhe pasojave te njerëzit me sëmundje serioze”, tha Michael Backhaus, shtetas i Austrisë.

“Nuk jam e sigurt nëse vaksinimi me detyrim do të ndihmojë, por duket sikur është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pandemi”, u shpreh një tjetër austriak.

Ndërkohë, edhe Italia ashpërsoi kufizimet për personat e pavaksinuar ndaj Covid-19 duke u limituar qasjen në shërbime dhe hapësira të tjera. Qytetarët për të hyrë në zyra shtetërore, banka, librari, qendra tregtare dhe shumë shërbime të tjera duhet të paraqesin pasaportën e imunitetit./a2news.com

Prev Post

Përgatitet të fluturojë avioni i parë elektrik i pasagjerëve në botë

Next Post

32 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

post-bars

Leave a Comment