Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Olimpiada e Pekinit do të hy në histori si olimpiada më e gjelbër ndonjëherë

Olimpiada e Pekinit do të hy në histori si olimpiada më e gjelbër ndonjëherë

Së shpejti do të fillojë Olimpiada Dimërore e Pekinit. Krahas ngjyrës së bardhë të dëborës, ngjyra e gjelbër që simbolizon mbrojtjen e mjedisit është një markë e Olimpiadës Dimërore 2022.

Organizimi i gjelbër i Olimpiadës Dimërore të Pekinit përputhet me kërkesat e “Agjendës Olimpike 2020” për zhvillimin e vazhdueshëm. Pasi fitoi të drejtën e organizimit të Olimpiadës Dimërore në vitin 2015, Kina filloi ta zbatojë idenë e “organizimit të gjelbër” në punën përgatitore, duke hartuar 119 masa konkrete në përgatitjen e veprimtarisë, zhvillimin urban, përmirësimin e mjedisit ekologjik etj.

Për shembull, të 26 stadiumet e Olimpiadës Dimërore të Pekinit furnizohen me “energji të gjelbër elektrike”, domethënë me energji elektrike që prodhohet nga energjia e përtëritshme. Centrali elektrik në Zhangjiakou të provincës Hebei e shndërron energjinë diellore dhe energjinë e erës në energji elektrike, duke e transmetuar në tre zonat e konkurrimit të Olimpiadës Dimërore 2022: Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou. Parashikohet se përdorimi i energjisë së gjelbër elektrike në Olimpiadën Dimërore të Pekinit do ta pakësojë me 320 mijë tonë gazin karbonik të lëshuar, që është baras me vëllimin e gazit karbonik të thithur nga 32 milionë pemë në vit.

Për të kursyer burimet, Olimpiada Dimërore e Pekinit do të përdorë plotësisht objektet e Olimpiadës së Pekinit 2008. Qendra Kombëtare e Notit, ose “Kubi i ujit”, do të shndërrohet në “Kubin e akullit”, ndërsa fusha e basketbollit do të shndërrohet në pistë akulli. Për sa i përket problemit të dëborës artificiale, Komisioni Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit u shpreh se në këtë olimpiadë do të përdoren pajisjet më të përparuara të kursimit të ujit dhe sistemi i zgjuar i bërjes së dëborës, për të shmangur efektivisht humbjen e ujit dhe ndikimin negativ mbi mjedisin. Krahas kësaj, ndër automjetet në shërbim të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, autobusët me karburant hidrogjeni dhe automjetet elektrike zënë mbi 80 %, më shumë se në Olimpiadat Dimërore të kaluara.

Ditët e fundit, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach u shpreh se Komisioni Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit ka marrë shumë masa për të ulur lëshimin e karbonit dhe për të mbrojtur mjedisin, duke mbajtur premtimet e bëra për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës. Kryetari i Komisionit Bashkërendues për Olimpiadën Dimërore të Pekinit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Juan Antonio Samaranch Jr. u shpreh se Olimpiada Dimërore e Pekinit do të jetë një olimpiadë më e gjelbër në histori. /KultPlus.com

Prev Post

SAUDIA PRITET TË NDRYSHOJË FLAMURIN DHE HIMNIN KOMBËTAR

Next Post

Tenderat e Veliajt rekord ankesash, KPP: Nga 66 ankesa, 48 janë vetëm për procedurat e Tiranës

post-bars

Leave a Comment