LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tenderat e Veliajt rekord ankesash, KPP: Nga 66 ankesa, 48 janë vetëm për procedurat e Tiranës

Tenderat e Veliajt rekord ankesash, KPP: Nga 66 ankesa, 48 janë vetëm për procedurat e Tiranës

http://www.youtube.com/watch?v=RrHFAAdOSYc&feature=emb_err_woyt

Bashkia e Tiranës mban rekordin për numrin e tenderave me probleme të cilët janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Nga 66 raste të denoncuara në total, 46 prej tyre i përkasin bashkisë së Tiranës ku çështjet kryesore kanë të bëjnë me kriteret dhe dokumentet e tenderave apo kontestimet në vlerësimin e ofertave.

Bashkia e Tiranës vijon të jetë problematike me prokurimet e dyshimta pasi ka numrin më të lartë të ankimimeve të subjekteve për tenderat.

Sipas Buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas janë ankimuar në total 66 procedura, nga të cilat 48 janë vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Pas kryeqytetit vjen qarku i Fierit me 5 ankesa dhe më pas Elbasani dhe Vlora, në të cilat janë ankimuar nga 3 procedura për secilin.

Ndërkohë, Bashkitë që nuk kanë regjistruar asnjë ankimim janë Korça, Kukësi dhe Lezha.

Referuar këtyre të dhënave rezulton se 31 prej këtyre ankesave ose rreth 50 për qind janë pranuar, ndërsa 19 janë refuzuar.

Ndërkohë për 7 raste është mbyllur çështja dhe 2 të tjera janë në përfundim të procesit administrativ.

Sipas dokumentit nga 66 ankimime gjithsej vetëm një lidhet me një procedurë ankandi, ndërsa pjesa tjetër me procedura të prokurimit publik.

Ndërkohë shihet se mungojnë ankesat për koncensionet, lejet minerare dhe ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sa i përket fazës se kur janë paraqitur ankesat, shihet se pjesa më e madhe e tyre, konkretisht 49 ankimime janë paraqitur gjatë vlerësimit të ofertave ndërsa 17 janë në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike në dokumentet standarde të tenderit.

Sipas Komisionit të Prokurimit Publik, shumica e ankesave lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 36.

Në vendin e dytë janë ankesat për shërbime dhe më pas vijnë ato për punë publike. /ora news/Rruga Press

Prev Post

Olimpiada e Pekinit do të hy në histori si olimpiada më e gjelbër ndonjëherë

Next Post

Ministri i Infrastrukturës: Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës po bëhet realitet

post-bars

Leave a Comment