LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 SAUDIA PRITET TË NDRYSHOJË FLAMURIN DHE HIMNIN KOMBËTAR

SAUDIA PRITET TË NDRYSHOJË FLAMURIN DHE HIMNIN KOMBËTAR

Këshilli Konsultativ i si “Mexhlisi Shura” në Arabinë Saudite miratoi, miratoi në shumicë, projekt-amendamentin për formën e flamurit, stemës dhe himnit kombëtar, i cili shkaktoi reagim të madh në mesin e aktivistëve ndryshëm në rrjetet sociale.

Sipas gazetës “ Sabk ”, “ideja e ndryshimit të flamurit, i cili ekziston në këtë formë prej më se 50 vitesh, erdhi me synimin për të ecur paral me lëvizjen e madhe që Mbretëria ka dëshmuar vitet e fundit në reformimin e saj dhe ndryshimet legjislative që mbështesin qëllimet e Vizionit të Mbretërisë 2030.”

Gazeta thekson se “lindi nevoja e plotësimit të zbrazëtirës legjislative, në lidhje me mungesën e një sistemi që përcakton himnin shtetëror dhe veçon dispozitat që lidhen me të, pasi është një kërkesë e rëndësishme e parashikuar nga Ligji Themeltar i Qeverisjes në nenin 4 të tij, si dhe nevojën për vendosjen e përcaktuesve dhe kontrolleve për përdorimin e stemës shtetërore, si dhe për përcaktimin e dënimeve që zbatohen në rast shkeljeje.

Këshilli Saudit “Shura” u krijua gjatë mbretërimit të mbretit Abdulaziz Al Saud kur ai shpalli bashkimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Këshilli aktualisht përfshin 150 anëtarë dhe nuk ka asnjë kompetencë aktuale, por të gjitha që ai paraqet janë rekomandime në pritje të miratimit nga Këshilli i Ministrave i kryesuar nga Mbreti Salman.

Dhe më herët, shkrimtari saudit, Fahd Amer Al-Ahmadi, sugjeroi heqjen shpatës poshtë frazës “Nuk ka Zot përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i tij”, gjë që shkaktoi një bujë të madhe në mesin e aktivistëve saudit.

Ai bëri status në Twitter: “Unë propozoj që të hiqet shpata nga flamuri ynë saudit sepse ajo nuk është e përshtatshme (së pari) për epokën tonë aktuale, dhe (e dyta) nuk është në përputhje me thënien e të Plotfuqishmit: Nuk ka detyrim në fe dhe (e treta) për të mohuar akuzat për dhunë dhe vrasje në lidhje me fenë tonë të vërtetë.. Vini re se flamuri saudit ka ndryshuar Gjashtë herë, dy herë prej tyre ai nuk mbante shpatë, siç mund të shihet nga fotot”, shënonte ai.Reagimet e mëdha e detyruan që ta hiqte postimin e tij./atikalbania

Prev Post

Vdes Alije Vokshi, gruaja e parë kosovare që diplomoi në pikturë

Next Post

Olimpiada e Pekinit do të hy në histori si olimpiada më e gjelbër ndonjëherë

post-bars

Leave a Comment