LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 DPSHTRR: Gjurmo patentën tënde online, hapat që duhen ndjekur

DPSHTRR: Gjurmo patentën tënde online, hapat që duhen ndjekur

“Gjurmo lejen e drejtimit” është moduli më i ri online për drejtuesit e automjeteve që janë në pritje dhe kanë një mijë pyetje deri në daljen e saj.

DPSHTRR thekson se përmes këtij moduli çdo aplikant mund të verifikojë në kohë reale prodhimin e dërgimin e lejes së drejtonit në drejtorinë rajonale apo nënzyrën përkatëse ku ai mund të bëjë tërheqjen.

Njoftimi i DPSHTRR:

Rreth 115,000 qytetarë në vit marrin kartonin e ri të Leje Drejtimit, për herë të parë dhe për rinovimet, çdo kategori Leje Drejtimi, pranë 12 drejtorive rajonale dhe 16 nënzyrave anembanë vendit, 1-3 ditë pas aplikimit, përjashtuar Tiranën ku ky shërbim mundësohet brenda 30 minutave!

Për të eliminuar çdo vonesë përtej afateve të programuara dhe çdo risk spekullimi potencial prej: -a erdhi? Pse s’erdhi? A ma shikon pak? A të jap ndonjë gjë të ma sjellësh shpejt, a të kap ndonjë mik a sekser…, DPSHTRR sjell modulin e ri online “GJURMO LEJE DREJTIMIN” në www.dpshtrr.gov.al ku çdo i interesuar verifikon në kohë reale prodhimin dhe dërgimin e Leje Drejtimit të ri në rajonalen apo nënzyrën përkatëse! Kështu i vijmë në ndihmë qytetarëve të mos bëhen pre e asnje sorrollatjeje a vara-vingoje por edhe disiplinojmë shërbimin për shpërndarje në afate!

Brenda Shkurtit do të përfshihen edhe kartonat e CAP, si edhe do të ndërveprohet në vijim edhe me e-albania për pop-up informativ në llogarinë e qytetarit për dokumentat e reja nga DPSHTRR!

Për arsye sigurie personalizimi i Leje Drejtimit kryhet nga Njësia përkatëse në Tiranë dhe kjo e bën të pashmangshme shpërndarjen pas 1-2-3 ditëve në qytetet e tjera sipas largësisë dhe korrierit! Synimi është që të mos zvarritet asnjë qytetar dhe të luftojmë çdo tentativë korruptive a akt abuziv!

Rruga Press

Prev Post

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Next Post

Makina fluturuese fiton certifikimin e vlefshmërisë ajrore (VIDEO)

post-bars

Leave a Comment