Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Policët e rremë” dalin rrugëve, arrestohet 35 vjeçari në “Ali Dem”: U kap me kokainë në makinë dhe nxori stemën e Policisë

“Policët e rremë” dalin rrugëve, arrestohet 35 vjeçari në “Ali Dem”: U kap me kokainë në makinë dhe nxori stemën e Policisë

Një 35 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës në zonën e “Ali Demit”. Ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me makinë me një vajzë 24 vjeç dhe nga kontrolli i mjetit, janë gjetur doza kokainë.

I riu me incialet F.L ishte pasagjer në mjet dhe i është prezantuar efektivëve që e ndaluan si koleg i tyre, pasi në portofol mbante stemën e Policisë së Shtetit. Ai është shoqëruar dhe pas verifikimeve ka rezultuar se kishte bërë deklarim të rremë.

Ndërkohë, një rast i tillë është goditur dhe në Gjirokastër. 29 vjeç nga Tirana, Enea Kasa, është kapur me drogë në makinë dhe patrullës i është prezantuar si efektiv i Forcave Komando. Pas verifikimeve, ai ka rezultuar se nuk ishte polic.

Njoftim i Policisë së Tiranës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • F. L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
  • G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./newsbomb.a

Prev Post

FOTO / Jerusalemi u bë i bardhë pas reshjeve të rralla të borës

Next Post

|Poeti popullor: MOJ KORONË TI QAFSH E ZEZË!

post-bars

Leave a Comment