LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Po talleni me ne?”/ Ukraina e zemëruar me 5.000 helmetat gjermane!

“Po talleni me ne?”/ Ukraina e zemëruar me 5.000 helmetat gjermane!

5.000 helmetat e ofruara nga Gjermania për Ukrainën në mesin e frikës së një pushtimi rus, u përshkruan si një “shaka e shëmtuar”, nga kryetari i bashkisë së Kievit, ish boksieri profesionist Vitali Klitschko.

“Kam marrë një letër nga ambasada ukrainase, u kërkohej mbështetje me pajisje ushtarake, helmeta për të qenë të saktë”, u kishte thënë me herët gazetarëve ministrja gjermane e Mbrojtjes  Christine Lambrech.

“Ne do të furnizojmë Ukrainën me 5000 helmeta si një sinjal i qartë: Ne jemi në anën tuaj, ” shtoi ajo. Po Klitschko reagoi ashpër ndaj kësaj oferte. “Sjellja e qeverisë gjermane më lë pa fjalë. Ministria e mbrojtjes me sa duket nuk e ka kuptuar se ne jemi përballur me forca ruse të pajisura në mënyrë perfekte që mund të fillojnë një pushtim të  Ukrainës në çdo kohë“, i tha ai tabloidit gjerman Bild, siç raportohet nga Reuters.

Çfarë lloj mbështetjeje do të na japë më pas Gjermania? Mos do të na sjellin jastëkë”,  shtoi ai. Oferta e parëndësishme gjermane kontraston thellë me dërgesat e armëve dhe paralajmërimet nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Ukraina së fundi kishte lëshuar një kërkesë urgjente  për Gjermaninë për 100,000 helmeta dhe jelekë anti-plumb, duke shpresuar t`ua japë ato që do të regjistrohen në ushtri për të mbrojtur vendin e tyre në rastin e një agresioni rus./Top Channel

Prev Post

“Ushtria është gati”, shqiptari flet nga Ukraina: Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë

Next Post

Ecja për vetëm 10 minuta në ditë mund të çojë në një jetë më të gjatë

post-bars

Leave a Comment