Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Nëna ukrainase pajiset me pushkë – “Nëse vjen puna, do të luftojmë për Kievin”

Nëna ukrainase pajiset me pushkë – “Nëse vjen puna, do të luftojmë për Kievin”

Një grua ukrainase, nënë e tre fëmijëve është fotografuar duke u armatosur me një pushkë të madhe derisa mijëra civilë të vendit përgatiten për mundësinë e një pushtimi rus.

Sipas medieve të huaja, Mariana Zhaglo është larg e të qenit ushtare, por studiuesja 52-vjeçare e marketingut ka thënë se është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e saj.

“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”, tha Mariana.

“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo deri tregoi pushkën e saj Zbroyar Z-15

Ajo shpjegoi më tej se Zbroyar Z-15 është një pushkë gjuetie.

Studiuesja e marketingut është vetëm një nga mijëra ukrainasit që së fundmi iu bashkuan Forcave të Mbrojtjes Territoriale të vendit (TDF) – një pjesë vullnetare e ushtrisë që ka parë që numri i saj të rritet mes tensioneve në rritje në kufirin rus. /RrugaPress

Prev Post

Ratifikohet marrëveshja me Shqipërinë, Kosova hap zyrat doganore në Portin e Durrësit dhe Porto Romano

Next Post

Papa Françesku mesazh prindërve: Mos i dënoni kurrë fëmijët homoseksualë

post-bars

Leave a Comment