LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Hapet pas 4 ditësh rruga e fshatit Panarit në Korçë, lëvizja pa probleme, por me goma dimri. 13 raste me fraktura nga rënia në akull

Hapet pas 4 ditësh rruga e fshatit Panarit në Korçë, lëvizja pa probleme, por me goma dimri. 13 raste me fraktura nga rënia në akull

Hapet pas 4 ditësh punë rruga e fshatit Panarit në Korçë. Moti i ftohtë vijon të mbajë të mbërthyer Korçën ashtu si pjesën më të madhe të vendit. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se në 24 orët e fundit nuk ka pasur reshje bore dhe moti është i kthjellët, ndërsa temperaturat janë ende disa gradë nën zero, mesatarja -10 gradë.

Në akset nacionale Korçë-Ersekë; Ersekë-Leskovik, por edhe në segmentet rrugore Korçë –Voskopojë dhe Korçë- Dardhë vijon qarkullimi i mjeteve pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Kontraktorët ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e rrugëve për mos krijimin e gjurmëve të akullit. Ndërkohë burimet bënë të ditur se në qarkun Korçë ka pasur rreth 13 raste me fraktura nga rënia në akull./balkanweb

Prev Post

VIDEO/ “Çmenduri”, goditi topin me shpejtësi 120 km/orë, tenisti bën të qajë tifozin australian

Next Post

Dua Lipa: Më thoshin s’kam kombësi, Kosova nuk ekziston!S’jam prej hekuri, prekem

post-bars

Leave a Comment