LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sulmohet faqja e FSHF-së, akuzohet Erion Veliaj

Sulmohet faqja e FSHF-së, akuzohet Erion Veliaj

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se është sulmuar faqja e webi-t nga hackerat. Aktualisht faqja hapet vetëm në disa IP. Sipas FSHF-së, sulmi ka ndodhur pasi publikuan përgjimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku sipas tyre kryebashkiaku iu bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF.

Njoftimi:

Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit./JOQ

Prev Post

Armando Duka publikon mesazhin kërcënues që mori në telefon: Jep dorëheqjen për 24 orë ose 60 plumba i ke në kokë

Next Post

Joe Biden mendon dërgimin e 50 mijë ushtarëve në Evropën Lindore dhe Baltik

post-bars

Leave a Comment