Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Joe Biden mendon dërgimin e 50 mijë ushtarëve në Evropën Lindore dhe Baltik

Joe Biden mendon dërgimin e 50 mijë ushtarëve në Evropën Lindore dhe Baltik

Presidenti amerikan dëshiron të dërgojë ushtarë në vendet aleate, anëtare të NATO, si garancion se nuk do të jenë objektiv i invazionit rus.

Joe Biden, 79-vjeç, do të mund të dërgonte 50 mijë ushtarë në Evropën Lindore në Baltik, si garanci për aleatët nga NATO se nuk do të jenë objektiv i invazionit rus.

Siç raporton New York Times, me dërgimin e ushtarëve, SHBA-të planifikojnë dërgimin e aeroplanëve dhe anijeve luftarake, e ky plan i është prezantuar Bidenit gjatë vikendit të kaluar në Kamp David.

Në këtë takim janë shqyrtuar një sërë opsionesh ushtarake në rast se Rusia fillon pushtimin në Ukrainë. Më herët sanksionet figuronin si opsioni kryesor si kundërpërgjigje nga ana e Washingtonit.

Megjithatë, strategët në Pentagon i prezantuan presidentit mundësitë tjera. Për fillim SHBA-të do të dërgonin nga 1.00 deri në 5.000 ushtarë në vendet si Lituania, Estonia që kufizohen me Rusinë. E në rast se vjen deri të përkeqësimi i sigurisë, ky numër mund të rritet deri në 50 mijë./Rruga Press

Prev Post

Sulmohet faqja e FSHF-së, akuzohet Erion Veliaj

Next Post

6 karakteristikat e fëmijëve inteligjentë, sipas psikologëve

post-bars

Leave a Comment