”SpaceX Dragon” kthehet nga ISS pas misionit të rifurnizimit
Kapsula pa pilot ”SpaceX Dragon” që transportonte mallra u ul në brigjet e Floridës pasi përfundoi një mision rifurnizimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
”SpaceXDragon”, e ngarkuar me dy tonë pajisje shkencore dhe mostra gjaku të siguruara nga ekuipazhi ISS, u shkëput nga posta e orbitës të dielën në mëngjes.
Ekuipazhi, i përbërë nga astronautët amerikanë Kayla Barron dhe Thomas Marshburn dhe astronauti gjerman Matthias Maurer, dërgoi mostra gjaku për t’u përdorur si pjesë e testeve mjekësore mbi efektet e udhëtimit afatgjatë në hapësirë.
Kapsula ”Dragon” fillimisht ishte dashur të nisej për në Tokë të premten, por NASA e ka shtyrë manovrën për shkak të motit të keq në Florida.
Raketa ”Falcon 9” dërgoi pajisje, materiale kërkimore dhe furnizime për ekuipazhin në ISS.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”