Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti Demir Gjergji

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti Demir Gjergji

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë”, shkruan ai.

Demir Gjergji pati një fëmijëri e rini të vështirë, ku krijimet e para i shkroi si minator e më pas botimi i parë poetik në vitin 1974.

Gjergji ka qenë drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana, si  “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Ai është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari./newsbomb.al

Prev Post

Numri i degëve të bankave po rritet për herë të parë që nga viti 2012

Next Post

Hidhen sot në treg dy kartëmonedha të reja, prerjet 500 dhe 2000 LEKË

post-bars

Leave a Comment