Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Me muzikë tradicionale turke, ja si pritet Erdogan në Laç, do përurojë 525 apartamente të reja

Me muzikë tradicionale turke, ja si pritet Erdogan në Laç, do përurojë 525 apartamente të reja

Është pritur me muzikë tradicionale turke presidenti Erdogan në Laç, ku do të përurohen 525 apartamente, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Pasi të pranishmit e pritën përzemërsisht, Erdogan u ul pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama. E para që nisi fjalën në këtë ceremoni, ishte kryebashiakja e Kurbinit, Majlinda Cara. Kjo e fundit pohoi se është krenare për të gjithë punën që po bëhet në Laç dhe në të gjithë Kurbinin.

“Laçi po ngrihet më i bukur se sa ishte. Por pse jo, do të jetë edhe shembull për qytete të tjera për transformimin rrënjësor. Presidenti Erdogan do të kesh një vend të veçantë në zemra tona. Kjo lagje do të jetë simbol i vëllazërisë, që dinë të shtrinë dorën dhe do jenë bashkë edhe në ditë të vështira.”, tha Cara. Kujtojmë se qeveria turke dha një donacion për Shqipërinë, për të ndërtuar kompleksin e pallateve për banorët e prekur nga tërmeti/balkanweb

Prev Post

Panik në një shkollë në Tiranë, merr flakë linja e tensionit të mesëm, evakuohen nxënësit

Next Post

“Vëllait i duhet qëndruar pranë”/ Erdogan nga Laçi: Gëzimi dhe dhimbja juaj edhe e jonë!

post-bars

Leave a Comment