LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Vëllait i duhet qëndruar pranë”/ Erdogan nga Laçi: Gëzimi dhe dhimbja juaj edhe e jonë!

“Vëllait i duhet qëndruar pranë”/ Erdogan nga Laçi: Gëzimi dhe dhimbja juaj edhe e jonë!

Presidenti turk Erdogan ndodhet sot në Laç, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan tha se dhimbja e shqiptarëve është e njëjtë edhe për vendin e tij.

“Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit turk. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e popullit tim për mbarë Shqipërinë. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën. Duke qenë një popull i një vendi i cili ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë”, tha Erdogan.

Prev Post

Me muzikë tradicionale turke, ja si pritet Erdogan në Laç, do përurojë 525 apartamente të reja

Next Post

Rama: Xhamia e Et’hem Beut, një nga pasqyrat ku mund të shihet lidhja jonë me popullin vëlla turk

post-bars

Leave a Comment