LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Media britanike “The Guardian”: Një javë vendimtare për Brojën, klube të tjerë po interesohen për sulmuesin shqiptar

Media britanike “The Guardian”: Një javë vendimtare për Brojën, klube të tjerë po interesohen për sulmuesin shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës mund të vendoset brenda javës së ardhshme. Ky është lajmi që ka publikuar sot e përditshmja e njohur britanike “The Guardian”.

Gazeta thekson se si klubi i Southampton dhe i Chelsea kanë nisur bisedime konkrete për të vendosur se çfarë do të ndodhë me sulmuesin e talentuar të përfaqësues shqiptare, i cili është bërë një nga emrat më të përfolur në Angli.

“Futbollisti 20-vjeçar ka shënuar 5 gola në kampionat që kur iu bashkua skuadrës së Ralf Hasenhutl në fillimin e sezonit dhe Southampton do të dëshironte të firmoste me lojtarin një kontratë jo në huazim.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare është apo jo pjesë e planeve afatgjata të Chelsea. Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me Sauthempton e ndërgjegjshëm që klube të tjera do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm”, – shkruan “The Guardian”.

Broja

“Thomas Tuchel, i cili pa nga afër Brojën gjatë fazës përgatitore në verë, mund të dëshirojë të shohë nëse shqiptari është në gjendje të ketë një impakt në sezonin e ardhshëm te kampionët e Europës. Mendohet se Brojës do t’i jepet mundësia të tregojë aftësitë në ekipin e parë nëse ai do të jetë pjesë e klubit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesit e Chelsea kanë vuajtur për të gjetur vazhdimësi në këtë sezon dhe Tuchel ishte kritik ndaj Romelu Lukaku pasi skuadra e tij u mund të shtunën 1-0 nga Manchester City”, – thekson ndër të tjera ky artikull i cili shtonte dhe se tifozët janë në krah të Brojës.

“Tifozët e Chelsea do të dëshironin që Brojës t’i jepet një shans. Ata kanë parë pjesëtarë të akademisë si Mount, James, Chalobah dhe Hadson-Odoi të tregojnë veten në ekipin e parë, por ishin të shqetësuar teksa shihnin të rinj të tjerë të largoheshin gjatë verës së fundit”, – tregon e përditshmja britanike në shkrimin e saj rreth sulmuesit kuqezi.

(BalkanWeb)

Prev Post

Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut: Lotët më kanë shkuar, por kamerën s’e kam lëshuar!

Next Post

Vizita e Erdogan në Tiranë, nesër do të bllokohen disa akse rrugore

post-bars

Leave a Comment