LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Degjeneron në dhunë ndeshja Tirana- Vllaznia, tifozët thyejnë stolat dhe xhamat brenda stadiumit Air Albania, ndërhynë FNSH (FOTO/VIDEO)

Degjeneron në dhunë ndeshja Tirana- Vllaznia, tifozët thyejnë stolat dhe xhamat brenda stadiumit Air Albania, ndërhynë FNSH (FOTO/VIDEO)

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/1024/degjeneron-ne-dhune-ndeshja-tirana–vllaznia-tifozet-thyejne-stolat-dhe-xhamat-brenda-stadiumit-air-albania-nderhyne-fnsh?channelName=Shqiptarja1

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ka dështuar në sytë e UEFA-s për sigurinë në stadiumin Air Albania. Ndeshja e sotme Tirana-Vllaznia ka degjeneruar në dhunë dhe përplasje mes tifozerive, duke shkatërruar ambientet brenda stadiumit.

Teksa pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, në minutat e pushimit tifozët e Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë marrë fikëset e zjarrit të vendosura atje dhe kanë sulmuar tifozët e Vllaznisë. Si kundërpërgjigje, tifozët kuqeblu ka thyer stola e xhama për t’i gjuajtur.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të vënë situatën në  kontroll. Policia arriti të identifikonte disa prej tifozëve që shkaktuan këto trazira, duke i shoqëruar. Sipas Kodit Penal, nga 25 shtatori 2019 kush kryen dhune në stadium dënohet me 3 vite burg.

Pjesa e dytë nisi me 15 minuta vonesë, duke vendosur mbylljen e ndeshjes 0-0. Kjo ndeshje po monitorohej për sigurinë nga ekspertët e UEFA-s, pasi në stadiumin Air Albania do të luhet finalja Conference League.

Kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Ernest Koçi nëse një incident i tillë vë në pikëpyetje finalen e madhe, FSHF është shprehur se nuk ka ndikim.

“Nuk kanë ndikim, incidentet ndodhin kudo. Finalen e organizon UEFA vetë, organizimi i tyre është thuajse perfekt. Ekspertet vijnë e shohin në praktikë, një ndeshje në stadiumin e finales, është vizitë rutine, do këtë edhe shumë të tjera”, tha FSHF, megjithatë mbetet për t’u parë.

Kjo ndeshje që në momentin kur u hapën dyert për futjen e tifozëve nisi me problematika dhe dështim të sigurisë, pasi shumë tifozë nuk mundën të hynin në stadium. Kjo pasi në moment të fundit, tifozëve u është kërkuar karta e identitetit. Kjo i ka kapur të papërgatitur shumë prej tyre dhe për rrjedhojë kanë humbur mundësinë për t’u futur në stadium.  

I.K.//ReportTv.al

https://shqiptarja.com/galeri/6990
Prev Post

Erdogan në Shqipëri, “blindohet” zona nga Tirana në Milot, asnjë lëvizje

Next Post

Rrëfimi prekës i kameramanit shqiptar që i tregoi botës për masakrën e Reçakut: Lotët më kanë shkuar, por kamerën s’e kam lëshuar!

post-bars

Leave a Comment