Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gmail, aplikacioni Android i instaluar mbi 10 miliardë herë

Gmail, aplikacioni Android i instaluar mbi 10 miliardë herë

Kompania Google po krenohet me arritjet e mëdha, e në veçanti sa i përket numrit të madh të përdoruesve të aplikacioneve të tyre.

Në këtë moment, shërbimet falas për shkëmbim mesazhesh nga Google kanë arritur kulmin, e aplikacioni Gmail Android në Play Store ka shënuar mbi 10 miliardë instalime, transmeton Telegrafi.

Është e rëndësishme të theksohet që Gmail tashmë vjen i instaluar në shumë pajisje Android, por kjo assesi nuk e “zbeh” rezultatin e arritur prej vitesh.

Gmail është një prej disa aplikacioneve të Google, që tashmë ka tejkaluar shifrën e mbi 10 miliardë instalimeve. Në mesin e tyre janë edhe YouTube, Maps dhe Search.

Mbetet të shihet se cili do të jetë aplikacioni i ardhshëm i Android që do të arrijë në 10 miliardë instalime, e një prej kandidatëve kryesor është Chrome.

Kur janë në pyetje aplikacionet që nuk janë nga ekosistemi i Google, Facebook do të mund të ishte i pari që do të arrijë këtë numër të instalimeve.

Prev Post

“Pse po e torturoni”/ Çështja “Djokoviç” rrit tensionet diplomatike Serbi-Australi, Vuçiç i ashpër me kryeministrin australian: A mund ta imagjinoni se…

Next Post

Sot shënohet 158 vjetori i lindjes së Isa Boletinit

post-bars

Leave a Comment