Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 24 vite nga vdekja e piktorit, Muslim Mulliqi

24 vite nga vdekja e piktorit, Muslim Mulliqi

Muslim Mulliqi (1934 – 13 janar 1998) ishte piktor impresionist dhe ekspresionist i Kosovës. 

Mulliqi lindi më 1934 në Gjakovë. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd te profesori Zora Petroviq.

Studimet pasuniversitare i kreu te i njëjti profesor, në vitin 1961. Ka qenë anëtar i SHAFK që nga themelimi. Është njëri ndër themeluesit dhe dekan i parë i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ndërsa anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ishte prej vitit 1980.

Mulliqi ekspozoi në Kosovë, në hapësirat e Jugosllavisë, në Romë e Tiranë.

Një kohë punon në Sekretariatin për Arsim e Kulturë dhe shumë shpejt merr bursën njëmujore për Paris, ku njihet me lëvizjet e atëhershme në qarqet e artistëve të më­dhenj, në qytetin që asokohe çmohej si qendër botërore e arteve pamore. Në vitin 1963 fillon punë në Shkollën e Lartë Pedagogjike ku tashmë ishte hapur Dega e Pikturës, të cilën ai menjëherë e merr në drejtim. /rrugapress

Prev Post

Jahti fluturues po bëhet gati në Itali

Next Post

Fotografitë historike që të gjithë mendojnë se janë të vërteta

post-bars

Leave a Comment