LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 KOSOVË| Qeveria vendos, s’ka më pensione nën 100 euro

KOSOVË| Qeveria vendos, s’ka më pensione nën 100 euro

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një nga masat e Pakos së Ringjalljes që të mos ketë pensione nën 100 euro, të kthehet në qëndrim të përhershëm.

Në mbledhjen e sotme, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më s’do të ketë pensione nga 90 euro për ato bazike, 75 euro për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet familjare e nga 90 euro për rastet invalidore të punës. Tani shuma minimale që do të jepet në formë pensioni është 100 euro.

Si rezultat i këtij vendimi, përfitojnë 175 mijë pensionmarrës.

Qeveria ka përkrahur edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim deri më 31 gusht 2022./Rruga Press

Prev Post

Irakianët duan që ish-kryeministri Blair të “gjykohet për krime lufte”

Next Post

Shqiptarët duke shkruar histori nëpër botë, Armando Broja ‘yll në ardhje’

post-bars

Leave a Comment