Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tre ditë pas protestës së Berishës, blindohet sërish dera kryesore e selisë së PD

Tre ditë pas protestës së Berishës, blindohet sërish dera kryesore e selisë së PD

Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, zyrtarët e Partisë Demokratike kanë blinduar sërish derën kryesore të selisë, këtë herë edhe nga jashtë.

Nuk dihet se përse janë marrë këto masa nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike, por kujtojmë se në seli kanë nisur punimet për vendosjen e rregullit, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme të 8 janarit, kur mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha hynë me forcë brenda zyrave të PD dhe shkatërruan gjithçka, përfshirë këtu edhe zyrën e kreut të saj, Lulzim Basha.

Ditën e djeshme, Basha mblodhi në seli Kryesinë, e cila vendosi që ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha të përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Ndërkohë, 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë, po ashtu janë lënë jashtë strukturave të partisë blu, disa të përjashtuar e të tjerë të pezulluar./Rruga Press

Prev Post

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE: Mbështetës i palodhur i integrimit të Shqipërisë

Next Post

Kurti reagon për vdekjes e Sassolit: Ishte një mik i Kosovës

post-bars

Leave a Comment