LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Në 140 vjetorin e lindjes së Fan Nolit, hapet ekspozita ‘Noli në optikën e historisë’

Në 140 vjetorin e lindjes së Fan Nolit, hapet ekspozita ‘Noli në optikën e historisë’

Me rastin e 140-vjetorit të lindjes së Fan Nolit, një prej figurave më poliedrike të shtetit shqiptar dhe letrave shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me praninë e ministres së Kulturës, Elva Margariti, organizoi aktivitetin në nderim të tij, ku morën pjesë personalitete të letrave dhe artit si: Xhevat Lloshi, gjuhëtar dhe studiues; Eduart Makri, drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Vaso Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave; Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Kombëtar; Ilia Lëngu, përkthyes, të cilët folën për figurën shumëplanëshe të Fan Nolit dhe kontributit të tij të çmuar në letërsi, politikë etj.

Aktiviteti u vijimësua nga ekspozita me tituj librash origjinalë e të përkthyer nga Fan Noli, si dhe monografi dhe numra periodikësh ndër vite – ekspozitë kjo e mundësuar dhe kuruar nga Mehmet Gëzhilli.

“I nisëm aktivitetet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit me përkujtimin e figurës komplekse e kontraversale, Fan Nolit, këtij personaliteti të letrave, politikës, klerit, për të cilin ka gjithmonë shumë për të thënë e për të zbuluar”, u shpreh ministrja Margariti.

“Mes miqsh e studiuesish të jetës e veprës së Nolit, me ftesën drejtuar brezit të ri, për t’iu qasur e njohur poetin, përkthyesin e oratorin”, theksoi tutje Margariti. / KultPlus.com

Prev Post

Shqipëri, pandemia – 11 mijë vdekje shtesë nga prilli 2020 deri në fund të shtatorit 2021

Next Post

SHBA-ja, Shqipëria dhe vende të tjera thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund programit bërthamor

post-bars

Leave a Comment