Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE: Mbështetës i palodhur i integrimit të Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, Davide Sassoli, në moshën 65-vjeçare.
Meta shkruan në një postim në “Facebook” se Sassoli ishte një mbështetës i palodhur i zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe të integrimit të Shqipërisë.
“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane!”, shkruan Meta.
(BalkanWeb)