
Përfundon ndërtimi i 61 shtëpive në Nroq, Rama: Drejt përfundimit edhe 74 banesa të tjera

Në fshatin Ndroq të Tiranës ka përfunduar ndërtimi i 61 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka publikuar disa pamje nga këto shtëpi.
Rama tha janë duke u përfunduar edhe 74 banesa.
“Mirëmëngjes dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë”.
Tërmeti i madh që ndodhi më 26 nëntor të 2019-ës la pasoja të mëdha.
Nga tërmeti humbën jetën mbi 50 persona dhe u plagosën mijëra persona./GazetaSinjali/abc





