LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Protesta e dhunshme te selia e PD, policia: 34 të arrestuar dhe 18 nën hetim. Mes të proceduarve dhe Flamur Noka e Gazment Bardhi

Protesta e dhunshme te selia e PD, policia: 34 të arrestuar dhe 18 nën hetim. Mes të proceduarve dhe Flamur Noka e Gazment Bardhi

TIRANË

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 34 persona, pas protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e djeshme te selia e Partisë Demokratike, e thirrur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Gjithashtu, policia thekson se janë proceduar penalisht edhe 18 shtetas të tjerë, mes të cilëve edhe organizatorët e protestës. Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”, mes të proceduarve nga policia janë edhe deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
https://www.youtube.com/embed/9kL7N8_33fg
Sipas bluve të kryeqytetit, të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas, procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë.
https://www.youtube.com/embed/XVZgUrC_zJ0
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan dhe ndaluan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

S. K., 42 vjeç; G. L., 41 vjeç; A. Gj., 36 vjeç; Xh. G., 32 vjeç; A. Z., 46 vjeç; A. L., 35 vjeç; H. Gj., 41 vjeç; D. L., 43 vjeç; V. D., 33 vjeç; A. D., 37 vjeç; O. D., 20 vjeç; Q. D., 26 vjeç; A. D., 39 vjeç, A. S., 32 vjeç; B. B., 38 vjeç; D. M., 51 vjeç, M. Rr., 48 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, Gj. P., 37 vjeç, K. Ç., 36 vjeç, A. Ç.,29 vjeç, A. P., 28 vjeç dhe Sh. H., 20 vjeç.

Gjithashtu, u bë arrestimi për veprën penale “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, i shtetasve: O. Z., 39 vjeç; A. P., 28 vjeç; A. M., 41 vjeç; A. M., 37 vjeç; Y. G., 46 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, si dhe i ndalimi i shtetasve V. D., 48 vjeç; A. D., 46 vjeç; S. N., 52 vjeç; O. M., 34 vjeç dhe S. L., 23 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;

F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit: R. F., 33 vjeç; J. R., 31 vjeç; D. K., 43 vjeç; A. B., 49 vjeç; E. H., 38 vjeç; I. E., 37 vjeç; A. Ç., 43 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 33 vjeç, A. F., 21 vjeç, I. F., 24 vjeç, S. G., 19 vjeç, J. K., 19 vjeç, Z. K., 19 vjeç, A. L., 26 vjeç dhe Gj. N., 31 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Prev Post

Berisha: Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama!

Next Post

Tirana zbukurohet me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, Veliaj pret në takim Ramën

post-bars

Leave a Comment