Hidhen gurë ndaj protestuesve, një i moshuar me gjak në kokë
Situata sa vjen e tensionohet te selia e PD. Para pak çastesh protestuesit janë gjuajtur me gurë teksa tentonin të ngjiteshin me shkallë në katin e dytë të selisë. NJë burrë i moshuar ka qenë duke hipur në katin e dytë kur ndaj tij kanë vërshuar gurët e shumtë. Sapo ai ka zbritur poshtë është afruar pranë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ky i fundit ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj tij./joq