Dështojne negociatat e presidentit Vuçiç/ Pas 8 orësh bllokim në aeroport, tenistit serb i kërkohet të largohet nga Australia (Arsyeja)
Aventura e Novak Djokovic në aeroportin e Melburnit po merr një kthesë dramatike pasi sipas asaj që zbulon Theage.com, qeveria australiane më në fund ka vendosur të anulojë vizën serbe dhe të mos e lejojë atë të hyjë në vend dhe te largohet.
Asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë nga asnjëra palë (Qeveria Australiane, Australian Open), as nga sportisti, megjithëse stafi i tij ligjor thuhet se po përpiqet ta rrëzojë këtë vendim edhe në minutën e fundit.
Afati kohor i ngjarjeve
Serbi nr. 1 në renditjen botërore të tenisit ka përfunduar 8 orë peng në aeroportin e Melburnit, për shkak të një gabimi formal (siç pretendohet nga partia e tij) në vizën e aplikuar për të hyrë në vend.
Kujtojmë se Nole mori një përjashtim mjekësor për të udhëtuar drejt Melburnit për Australian Open, fakt që ngjalli disa reagime dhe me të mbërritur në aeroport nuk u lejua të largohej pasi ishin plotësuar formularët e gabuar.
Djokoviç u dërgua në një dhomë të ruajtur nga autoritetet, duke marrë telefonin e tij celular dhe duke kërcënuar një grusht shteti diplomatik, ndërsa qeveria serbe thirri ambasadorin australian në Beograd për një shpjegim dhe për të kërkuar lirimin e Noles.
Pas rreth 6 orësh, australianët ia kthyen celularin Djokovic dhe një nga komunikimet e tij të para ishte me presidentin serb Aleksandar Vuçic.
Madje, siç ka postuar në llogarinë e tij zyrtare, “në komunikimin që patëm e sigurova se jemi pranë tij dhe po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund aventurës së tij sa më shpejt. Ju informoj gjithashtu se Nole është i fortë, siç e njohim ne”.
(BalkanWeb)