Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Hapet tuneli më i gjatë nënujor në Kinë

Hapet tuneli më i gjatë nënujor në Kinë

Pasi zgjati gati katër vite për t’u ndërtuar, është hapur, më në fund, tuneli më i gjatë nënujor në Kinë. Me një gjatësi prej 10.79 kilometrash, tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, tuneli u ndërtua me një kosto prej 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë). “Ndërtimi filloi më 9 janar 2018. Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.

Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të projektuara për të parandaluar lodhjen e shoferit. Tuneli, i cili lidh shumë rrugë, u ndërtua për të lehtësuar trafikun në qytetet pranë liqenit Taihu./a2/.Rruga Press

Prev Post

Dështojne negociatat e presidentit Vuçiç/ Pas 8 orësh bllokim në aeroport, tenistit serb i kërkohet të largohet nga Australia (Arsyeja)

Next Post

9 gabime në punë që duhet t’i shmangni në vitin 2022

post-bars

Leave a Comment