SKANDALI/ Qumështi i kompanisë “Gjirofarm” me bar kod të Shqipërisë prodhohet në Serbi, alarmohen qytetarët
Ambalazhi i takon kompanisë së Shqipërisë “Gjirofarm”, ndërsa mbushja bëhet në Serbi me produkt nga kompania serbe “Imlek”.
Qytetarët kanë ngritur alarmin se në treg po shiten produkte me bar kod të Shqipërisë mirëpo prodhimi bëhet në Serbi. Fotoja e produktit të qumështit, e kompanisë ‘Gjirofarm’, mban bar kodin e Shqipërisë por kompania e cila merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të saj ndodhet në Serbi. Fotoja është bërë publike në faqen në Facebook ‘Lolita’ dhe komentet kanë qënë nga më shqetësuese.
Ajo që vihet re është se në paketim shkruhet: Prodhuar nga AD IMLEK
Me një kërkim të shpejtë në ‘Google’, rezulton se AD IMLEK është kompani fermere e cila prodhon qumësht dhe nenproduktet e tij për Serbinë. Ambalazhi i takon kompanisë së Shqipërisë “Gjirofarm”, ndërsa mbushja bëhet në Serbi me produkt nga kompania serbe “Imlek”.
Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për produktete që konsumojnë.
‘Keshtu do jete Balkani I Hapur. Do perfitoje Serbi nga cdo gje. Bojkotoni cdo gje serbe.’
‘Filloj ballkani i hapur i Edverit’- janë disa nga komentet e qytetarëve të cilët janë habitur nga ky zbulim./rrugapress