Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Ne jemi vëllezër, na është derdhur gjaku”/ Netflix flet shqip për herë të parë, regjisorja arbëreshe sjell filmin “Arbëria”

Tashmë edhe në gjigandin e filmave dhe serialeve “Netflix” flitet shqip.  Që nga 23 dhjetori i vitit 2021, në platformën më të madhe të filmave në botë, Netflix, ka filluar transmetimi i filmit të parë në gjuhën shqipe, “Arbëria”.

“Arbëria” është një film, i cili flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri, nga ku zbulon kulturën dhe traditat arbëreshe. Regjisorja e këtij filmi, Francesca Olivieri, e cila është me origjinë kalabreze, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin historinë që fshihet pas filmit “Arbëria”, sukseset e shënuara në festivalet e filmit si dhe lidhjen e saj me shqiptarët.

Fakti që ky film është aktualisht i pari në gjuhën shqipe në Netflix, i ka dhënë edhe më tepër jehonë këtij filmi, përmes së cilit tashmë bota po njeh kulturën dhe historinë e arbëreshëve të Italisë.

Telegrafi: Ju jeni regjisore e filmit “Arbëria” që tani është shfaqur në Netflix dhe iu dedikohet shqiptarëve arbëreshë të Italisë. Na trego pak më shumë në tërësi rreth këtij filmi?

Francesca Olivieri: “Arbëria” është një histori nostalgjie, por edhe një histori konflikti mes të shkuarës dhe të tashmes, origjinës dhe aspiratave. Aida është një grua e guximshme dhe moderne, por edhe melankolike dhe me një personalitet luftarak që jeton ndërmjet nevojës për t’u përshtatur dhe kërkimit të identitetit. Ajo është një stiliste, pasi është shpërngulur shumë herë është vendosur në një qytet ku ka hapur një rrobaqepësi veshjesh elegante. Por me vdekjen e babait të saj, Aida detyrohet të kthehet në fshatin e saj të lindjes, që ndodhet në malet, në jug të Italisë. Gjatë këtij udhëtimi, Aida do të rizbulojë gjuhën e saj amtare: arbëreshët, një gjuhë e lashtë shqipe e folur në komunitetin pakicë: pasardhësit e refugjatëve kryesisht toskë shqiptarë, të cilët ikën nga Shqipëria mes shekujve të katërmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë si pasojë e pushtimit osman në Ballkan. Kjo “tokë e shpirtit” – e quajtur Arbëria – i jep Aidës një energji të re, përmes së cilës ajo do të rimarrë kontrollin e jetës së saj dhe ajo do të pajtohet me të kaluarën e saj.

Telegrafi: Si erdhi ideja për realizimin e një filmi me tematikë shqiptarët e Italisë. Ku e morët frymëzimin?

Francesca Olivieri: Historia e Aidës është frymëzuar pjesërisht nga përvojat personale të tezes sime dhe gjyshes sime, të lindura në Santa Caterina Albanese, në Kalabri, në jug të Italisë. Doja të zhytesha në këto elemente biografike dhe të orientohesha drejt fuqisë dhe hirit të shpikjes së reales. Tema është padyshim personale, unë jam vetë një grua e re që kam emigruar dhe shpresoj që kjo histori e bujarisë njerëzore të jetë me interes për një publik të shpërndarë kulturalisht. Më kujtohet hera e parë që pashë një valle, vallen tradicionale të arbëreshëve, u trondita sepse ndjeva se si ky moment ishte magjik dhe ka një potencial kinematografik në vetvete. Më pas fakti i dëgjimit të gjyshes sime duke folur shumë herë në këtë gjuhë ishte padyshim burimi im kryesor i frymëzimit. Ajo ka qenë muza ime e veçantë gjatë gjithë filmit dhe më mësoi traditat dhe atë që vlen në kulturën arbëreshe.

Telegrafi: Kemi dëgjuar që origjina jote është kalabreze. Mund të na thuash cila është lidhja juaj me shqiptarët?

Francesca Olivieri: Origjina ime është arbëreshe, por një arbëresh është gjithashtu një kalabrez dhe një italian, natyrisht. Gjyshja ime ka thënë shpesh se fshati i saj, Santa Caterina Albanese, i përket një kombi që nuk ekziston: Arbërisë. Kjo popullsi është në fakt pa komb, por i drejtohet komunitetit të vet në kohë të vështira, siç ndodhi në momentin e ndërhyrjes për refugjatët e luftës në Kosovë, të cilës ata iu përgjigjën me këtë formulë: “Ne jemi vëllezër, na është derdhur gjaku”. Derdhja e gjakut, kultura e dyfishtë, një përkatësi etnike e refuzuar apo e fshehur, këto janë temat që më frymëzuan për të shkruar këtë pjesë. Mendoj se të jesh arbëresh është një mundësi për të mbledhur kultura të ndryshme dhe për të krijuar një lidhje mes mesdhetareve dhe kulturës ballkanike. Lidhja ime bazohet në historinë e paraardhësve të mi, që lanë vendin e tyre dhe u shpërndanë në të gjithë jugun e Italisë dhe më pas gjatë kohës u detyruan të braktisin Shqipërinë për arsye politike. Kultura ballkanike ka qenë gjithmonë burim frymëzimi për mua, ndaj lidhjen time e bën edhe kinemaja dhe muzika ballkanike që i vlerësoj shumë.

Telegrafi: “Arbëria” është njëherësh filmi i parë në gjuhën shqipe që transmetohet në platformën më të madhe të filmave në botë, Netflix? Sa të lumtur ju bën ky fakt?

Francesca Olivieri: Për mua është një nder. Arbëreshët janë një pakicë gjuhësore në Itali. Gjatë viteve të pasluftës, procesi i shkrim-leximit ishte një valë që përfshiu të gjithë vendin. Kishte shumë komunitete që flisnin gjuhë të vogla që nuk mund t’i rezistonin imponimit të një gjuhe të përbashkët, ndaj fakti që Netflix i jep mundësinë kësaj pakice të flasë me zë të lartë gjuhën e tyre, është një ngjarje e rëndësishme.

Telegrafi: A keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë apo Kosovën? Nëse po, çfarë përshtypjesh keni nga vizita?

Francesca Olivieri: Kam qenë vetëm një herë në Shqipëri, kur filmi u shfaq në Dea Film Festival, në Tiranë. Ishte emocionuese për mua, edhe sepse isha atje me Brixhilda Shqalsin, aktoren që luan rolin e Lucias dhe me Anna Stratigo, aktoren që luan rolin e tezes së Aidës. Brixhilda ka lindur në Tiranë, ndaj ishte e shqetësuar të kthehej atje, pas një kohe të caktuar dhe Anna ishte e emocionuar sepse ishte një grua e vërtetë arbëreshe dhe aty ndihej si në shtëpinë e saj. Kështu u ndava mes dy emocioneve të ndryshme dhe për mua ishte një tronditje, sepse mendova se ishte plot me të rinj dhe një vend dinamik për të jetuar. Tirana më kujton një qytet të Evropës Veriore si Roterdami, por në të njëjtën kohë tregon gjurmët e së shkuarës së saj, pa asnjë tranzicion në gjeografinë e saj urbane, thjesht mund të zbulosh sharmin e saj. Më vjen keq të them, por nuk e kam vizituar asnjëherë Kosovën, por do të doja ta bëja.

Telegrafi: Cilat kanë qenë momentet më të vështira që keni përjetuar gjatë realizimit të këtij filmi?

Francesca Olivieri: Kishte shumë vështirësi në prag: para (gjatë përgatitjes) dhe pas (gjatë postproduksionit). Koha e xhirimeve është emocionuese, por ka gjithmonë momente të papritura, merr një pjesë të stresit të kësaj pune.

Telegrafi: Po momentet më të këndshme në prapaskenë?

Francesca Olivieri: Më kujtohet një herë, kur Anna Stratigi tha një rresht që nuk ishte në skenarin tim, dhe të gjithë filluam të qeshnim dhe më pas kjo shaka u bë fraza tërheqëse e të gjithë anëtarëve të ekipit, ishte qesharake!

Telegrafi: Si është pritur filmi “Arbëria” në festivalet e filmave?

Francesca Olivieri: Filmi është shfaqur në vitin 2019, dhe më pas u shfaq për herë të parë në Cosenza për premierën dhe biletat u shitën plotësisht: ishte një mbrëmje e suksesshme. Më pas u publikua në shumë festivale në Evropë: hera e parë ishte në Tiranë në Festivalin Dea dhe mori Çmimin e jurisë publike. Më pas e shfaqëm filmin në Francë, në Uells, në Norvegji, në Gjermani për festivale të ndryshme të filmit italian. Gjithmonë ka pasur një publik të madh të interesuar për këtë histori, sepse shumë njerëz nuk dinë për historinë e Shqipërisë dhe paraardhësve të saj. Në Itali gjatë të gjitha shfaqjeve pati edhe një habi të këndshme, sepse italianët e njohin popullin shqiptar dhe historinë e fundit të këtij vendi, por anashkalojnë që pasardhësit e tyre erdhën në Itali gjatë shekullit të pesëmbëdhjetë.

Erbe

Arberia

Intervista

Telegrafi: Keni shikuar ndonjëherë ndonjë film shqiptar, nëse po cilin?

Francesca Olivieri: Unë kam qenë e ftuar me filmin në Giornate del cinema Albanese, në Casa del Cinema në Romë, në vitin 2019. Kur isha atje shikoja shumë filma shqiptarë. Më pas u ftova si anëtare e jurisë për Dea Film Festival, vitin e kaluar. Ne ishim të larguar për shkak të situatës së pandemisë, shikuam shumë filma të shkurtër dhe mbaj mend që më la përshtypje filmi i studentëve, të gjithë ishin interesantë për mua dhe ishte vërtet e vështirë të bëja një zgjedhje si anëtare e jurisë!

Telegrafi: Francesca, faleminderit shumë që ishit pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit tanë?

Francesca Olivieri: Gjyshja ime ka thënë shpesh se fshati i saj i përket një kombi që nuk ekziston: Arbërisë. Kjo popullsi është në fakt pa komb, por i drejtohet komunitetit të vet në kohë të vështira, siç ndodhi në momentin e ndërhyrjes për refugjatët e luftës në Kosovë, të cilës ata iu përgjigjën me këtë formulë: “Ne jemi vëllezër, na është derdhur gjaku”. Derdhja e gjakut, kultura e dyfishtë, një përkatësi etnike e refuzuar apo e fshehur, këto janë temat që më frymëzuan për të shkruar këtë pjesë. Shpresoj që filmi të vlerësohet, edhe për këtë mesazh./Balkanweb

Prev Post

The Conversation: Historia e ngatërruar e kalendarit modern

Next Post

SKANDALI/ Qumështi i kompanisë “Gjirofarm” me bar kod të Shqipërisë prodhohet në Serbi, alarmohen qytetarët

post-bars

Leave a Comment