LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 COVID-19 rrezikon Serie A? Reagon Lega, nga 10 janari vaksinimi bëhet detyrim

COVID-19 rrezikon Serie A? Reagon Lega, nga 10 janari vaksinimi bëhet detyrim

COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh edhe në Serie A teksa rastet shtohet çdo ditë e më shumë. Në prag të rikthimit të fushë u ngritën shumë hipoteza, njëra prej tyre ishte dhe varianti për të shtyrë rifillimin e sezonit, një pistë që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga Lega Serie A: “Kalendari është shumë i ngjeshur dhe i skicuar kohë më parë, nuk ka hapësira për tu rishikuar, për këtë arsye sipas programit të gjithë do të zbresin në fushë më 6 janar”.

Drejtuesit e Ligës shtuan ndër të tjera në reagimin e tyre se situata do të monitorohet në vazhdimësi. E vetmja ndeshje që rrezikon për momentin është Salernitata-Venezia pasi në ekipin granada rezultojnë të prekur 11 persona.

Nga 10 janari në Itali hyn në fuqi dekreti i ri i qeverisë për vaksinimin me detyrim, çdo lojtarë që refuzon të vaksinohet nuk do të zbres në fushë.
(BalkanWeb)

Prev Post

SKANDALI/ Qumështi i kompanisë “Gjirofarm” me bar kod të Shqipërisë prodhohet në Serbi, alarmohen qytetarët

Next Post

Apple bëhet firma e parë që arrin vlerën e tregut prej 3 trilion dollarësh

post-bars

Leave a Comment