Mural i Michael Schumacher-it në një ndërtesë në Sarajevë: “Të mos harrohen miqtë e vërtetë”
Sarajevë
Në murin e një ndërtese në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës është pikturuar kampioni botëror gjerman, piloti i Formula 1, Michael Schumacher.
Piktorët boshnjakë Vedran Poricanin, Emir Music, Rijad Hadzic dhe Benjamin Cengic, me mbështetjen e Institutit Goethe të Bosnjë dhe Hercegovinë, pikturuan Schumacher-in në murin e një ndërtese në Sarajevë, duke shpjeguar kjo është dhuratë për ditëlindjen e 53-të të pilotit të famshëm.
“Ne e bëmë këtë pikturim në mënyrë që njerëzit e Sarajevës të mos harrojnë kurrë miqtë e tyre të vërtetë”, thanë Poricanin, Hadzic, Music dhe Cengic në një deklaratë të përbashkët.
Ata theksuan se lagjja ku gjendet ndërtesa ku është bërë piktura murale ka kuptim simbolik.
“Pas përfundimit të Luftës së Bosnjës, Michael Schumacher vizitoi këtë lagje në Sarajevë dhe u dha dhurata fëmijëve këtu”, thuhet në deklaratë.
Përveç pilotit legjendar, në murin e ndërtesës u pikturua edhe automjeti Ferrari që ai përdori në gara. Gjatë punimit të pikturës me përmasa 10×13 metra janë përdorur bojëra nanoteknologjike.
Schumacher, i cili u bë shtatë herë kampion i Formula 1, më 29 dhjetor 2013 përjetoi një aksident të rëndë gjatë skijimit në Alpet Franceze.
Procesi i rehabilitimit të Schumacher-it, trupi i të cilit është kryesisht i paralizuar, që nga shtatori 2014 vazhdon në shtëpinë e tij në Zvicër./Anadolu Agency (AA).