LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Biden riafirmon mbështetjen për Ukrainën në rast të pushtimit rus

Biden riafirmon mbështetjen për Ukrainën në rast të pushtimit rus

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i riafirmoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky angazhimin e vendit të tij dhe partnerëve për të ofruar mbështetje në rast të një pushtimi rus.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Biden dhe ai ukrainas Zelensky zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës, Biden i ka thënë presidentit ukrainas Zelensky se “Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen me vendosmëri në rast të pushtimit të mëtejshëm rus të Ukrainës”.

Të dy liderët kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për Dialogun dypalësh të Stabilitetit Strategjik në Këshillin NATO-Rusi, i cili do të fillojë javën e ardhshme, dhe përpjekjet diplomatike në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Biden ka përsëritur gjithashtu mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, masat e ndërtimit të besimit për të ulur tensionet në Donbas dhe diplomacinë aktive për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut.

Rruga Press

Prev Post

Letra e Frida Kahlos për të dashurin: Të adhuroj më shumë se kurrë më parë

Next Post

Rizvanolli: Kosova do të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në vend

post-bars

Leave a Comment