Apple bëhet firma e parë që arrin vlerën e tregut prej 3 trilion dollarësh
Gjigandi i teknologjisë amerikane Apple bëhet firma e parë që aksionet e saj kapin vlerën e 3 trilion dollarëve. Vlera e aksioneve është rritur me 5,800% që nga koha që bashkëkrijuesi dhe ish-drejtuesi i saj Steve Jobs nxori në treg telefonin e parë iPhone në vitin 2007. Apple ka që një nga fituesit e mëdhenj të pandemisë pasi bllokimet e koronavirusit ndikuan në rritjen e shpenzimeve për pajisje.
Vlera e aksioneve të kompanisë u rrit nga 2 trilion në 3 trilion brenda 16 muajve raporton “BBC”. Apple gjysmën e fitimeve e siguron nga shitja e telefonave iPhone dhe pjesën tjetër nga tabletët iPad dhe kompjuterat Mac. Pjesë e rëndësishme e biznesit të kompanisë janë dhe softuerët që shiten nëpërmjet aplikacionit Apple store.
Apple u themelua në vitin 1976 në Kaliforni nga Steve Jobs dhe partnerët e tij të biznesit Steve Wozniak dhe Ronald Wayne. Kompania bëri debutimin e saj në tregun e aksioneve në vitin 1980 me një vlerësim tregu prej 1.8 miliardë dollarësh. Në nëntor, kompjuteri origjinal i Apple i ndërtuar nga Jobs dhe ortaku i tij Wozniak u shit 400,000 dollarë në një ankand në SHBA. / abcnews.al /KultPlus.com