Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Turistja italiane, vizitorja e 100 000-të në Muzeun e Krujës

Turistja italiane, vizitorja e 100 000-të në Muzeun e Krujës

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka shënuar një numër rekord vizitorësh gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “janë 100 mijë vizitorë vendas e të huaj që kanë vizituar muzeun gjatë këtij viti. Ndërkohë që gjatë muajit nëntor presim një fluks të lartë vizitorësh në kuadër edhe të festave të 28-29 Nëntorit”.

Hafizi tha se “mbi 50% e vizitorëve janë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa kryesojnë spanjollët, polakët, italianët, amerikanët etj.”.

“Për të përballuar fluksin e vizitorëve ne kemi eksperiencën e duhur në shoqërimin e vizitorëve në muze dhe stafi do të jetë në dispozicion të tyre për t’i njohur me historinë e popullit shqiptar dhe në veçanti me të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tha Hafizi.

Hafizi bëri të ditur se “vizitorja e 100 000-të ishte Roberta Oss Pegora nga Trento, Itali, e cila në veçanti vlerësoi mikpritjen dhe mirësjelljen e shqiptarëve gjatë qëndrimit në vendin tonë”.

Duke e cilësuar muzeun më të dashur për të gjithë shqiptarët, Hafizi tha se “më 1 nëntor muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë shënoi edhe 41-vjetorin e krijimit”.

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen disa pavijone si, pavijoni i Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme, pavijoni i Principatave Shqiptare, i Pushtimit Osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Në këto pavilone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambana e vitit 1462, shpata origjinale të shekullit të XV, etj./ATSH/KultPlus.com

Prev Post

Gjimnazi “Hydajet Lezha” / Rasti që tejkaloi rastin

Next Post

“Liri Palestinës”, protestë në qendër të Tiranës kundër luftës në Gaza

post-bars

Leave a Comment