Sami Frashëri: Kemi disa dialekte, por këto shtojnë begatinë e gjuhës, nuk kemi nevojë për fjalë të huaja
Në lidhjet e shumta dhe letrat epistolare që ka me shumë personalitete të kohës ai ka një letër shumë interesante me një personalitet tjetër të mendimit dhe iluminizmit shqiptar, Jeronim de Radës.
Më poshtë janë shprehur mendimet e Sami Frashërit për situatën e krijuar në ato vite, lufta për bashkimin e shqiptarëve, problemin themelor të gjuhës dhe fesë.
Po ashtu si dhe problemi i Shqipërisë për ndarjen dhe luftën nga shtetet ballkanike, ndikimin e Turqisë.
Ndë Kostandinupojë më 20 të shkurtitë 1881
Zot i nderçur’ e vëlla i dashurë
Përgjigjemi në dy letra të zotërisë sate, njera shkruarë më 28 të sht Mërtirit (novembre), tjatra më 2 të shkurtit (fevrier) 1881.
Edhe të lutemi të na ndjejsh që mënuamë të përgjigjeshimë mbë kohë në të parët.
Kemi kënduarë, që motit, këngëtë që ke mbledhurë e punëratë që ke bërë zotëria Jote në gjuhët tënë e për kombinë tënë edhe i kemi pëlqyerë shumë.
Sikundrë edhe gramatikënë e zotit të nderçurë djalit zotërisë satë z Giussep Radësë, të cilit i gëzohemi edhe e përqafojmë vëllazërisht.
Të përgjigjemi përpara për punët t’allfabetësë: Allfabeta, që ka bërë shoqëria jonë na duketë se është shum’ e leht e e plotë, edhe gjuha jonë shkruehtë me të fort mirë.
Kjo allfabetë ësht’ edhe e pëlqyerë e e dheksurë prej gjithë shqiptarëvet, e sot është e përhapurë nëpër gjithë Shqipërinë.
P’andaj na duketë që s’është nevojë të kërkojmë tjetërë alfabetë.
Për punët të fletësë (a ditaresë) jemi menduarë që kohët, edhe shumë herë kemi kërkuarë pandaljenë (la permission) nga kuvern’ e turkutë, po s’na është dhënë./inforculture.info