Përkrenarja e tipit Ilir /Helmeta të këtij lloji janë zbuluar në shumë vende në Shqipëri
Përkrenarja e tipit Ilir është një lloj përkrenare prej bronzi, e cila në variantet e saj të mëvonshme mbulonte të gjithë kokën dhe qafën dhe ishte me fytyrë të hapur në të gjitha format e saj.
Helmeta të këtij lloji janë zbuluar në shumë vende në Shqipëri, Bosnje, Kroaci (afër bregdetit), Maqedoni, Kosovë, Serbinë moderne dhe Greqinë moderne. Trojet e njohura të Ilirisë së lashtë. Përkrenaret ilire gjenden më shumë në varret ilire për shkak të statusit të tyre më të lartë.
Stilet e saj më të hershme u zhvilluan fillimisht në Peloponezin e sotëm, gjatë shekujve 8 dhe 7 para Krishtit (700–640 pes). Paraqitjet e ruajtura pastër në vazot korinthase janë të mjaftueshme për të treguar se përkrenarja e tipit Ilir është zhvilluar para vitit 600 p.e.s.
Thuhet se përkrenarja e tipit ilir u përdor edhe nga etruskët e skithët dhe u bë e njohur nga ilirët që e praruan atë me ar të pastër në respekt të të rënëve.
Duke qenë këta ekzemplarë të fotografuar pjesë e koleksionit të ekspozuar në Muzeun e Pellas, (vendlindja hipotetike e Aleksandrit të Madh), nga disa autorë grekë është tjerrë një vargan llafollogjik për t’i quajtur greko-ilire. Por referencat klasike nuk lënë asnjë shteg për ngatërresa të tilla propagandistike.
——————————————-
Fotot: Archaeological Museum of Pella – 2020