Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 47 vjet nga vdekja e Hasan Kaleshit, orientalist dhe studiues shqiptar

47 vjet nga vdekja e Hasan Kaleshit, orientalist dhe studiues shqiptar

Kaleshi u lind në fshatin Sërbicë të Kërçovës më 7 mars 1922. Mësimet e para i mori nga i ati qysh se ishte gjashtë vjeç dhe kur ishte dhjetë vjeç e dinte Kur’anin përmendsh. Më pas ndoqi medresenë “Mbreti Aleksandër” në Shkup dhe dy klasë në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Më 1951 diplomoi në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, shkruan KultPlus.

Më 1952 u caktua lektor i filologjisë orientale po atje dhe më 1960 mbaroi doktoraturën e tij Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe). Kaleshi kaloi 1965 duke studjuar turkologji në Institutin Ural-Altaik të Universitetit të Hamburgut, më pas nga 1 tetori 1967 e deri më 31 dhjetor 1970 punoi për departamentin e historisë të Institutit të Albanologjisë në Prishtinë.

Studimin e tij të parë në gjuhën shqipe e publikoi në vitin 1949. Ai titullohej “Vërejtje rreth gjuhës së përdorur në gazetarinë tonë”. Në vitin 1952 publikon studimin me titull: “Letërsia bashkëkohore shqipe në Jugosllavi”, me qëllimin për t’ua paraqitur letërsinë shqipe sa më shumë popujve të tjerë në Jugosllavi.

Vetëm në “Leksikonin për Historinë e Evropës Juglindore”, Kaleshi botoi 28 studime për personalitetet e shquara të Lëvizjes Kombëtare dhe të Kulturës Shqiptare si për Sami, Naim e Abdyl Frashërin, Dervish Himën e Faik Konicën, për Ismail Qemalin e Fan Nolin, për Haxhi Zekën e Hasan Prishtinën, Ibrahim Temos, Jahja bej Dukagjinit, Suzi Prizrenasit, Koçi Beut e Sinan Pashës, Ali pashë Gucisë, Nexhip Dragës etj.

Kaleshi më 1975 botoi punimin Das türkische Vordringen auf dem Balkan und die Islamisierung (Depërtimi turk në Ballkan dhe islamizimi) ku shtjellon faktorët e ruajtjes të ekzistencës etnike e kombëtare e popullit shqiptar. Ai vinte në pikëpyetje dhe kundërshtonte historiografinë tradicionale shqiptare, përmes së cilës periudha osmane është tërësisht negative. Ai argumentonte se pushtimi osman, islamizimi që pasoi në disa pjesë të popullsisë dhe përtëritja e tribalizimit në veri e ndaloi procesin e asimilimit të shqiptarëve.

Në artikullin e tij të publikuar në vite 1970 Haleshi theksoi se mënyra e edukimit e përhapur në krahinën autonome të Kosovës ishte primitive që mund të rezultojë në rritjen e nacionalizmit dhe kumputimin e njëanëshëm të historisë nga shqiptarë për shkak të lavdërimit pakritike të së shkuarës së tyre. Ky hapi e tij rezultoi në përsekutime masive nga ana e intelektualeve të tjerë shqiptarë.

Ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. / KultPlus.com

Prev Post

‘Vajza me kaçurrela’, nga Avni Mula (VIDEO)

Next Post

Berati dhe banesat e veçanta të Mangalemit

post-bars

Leave a Comment