Java nis me diell, por moti ndryshon në gjysmën e dytë: çfarë pritet në Shqipëri

Java nis me diell, por moti ndryshon në gjysmën e dytë: çfarë pritet në Shqipëri

Shqipëria pritet të ketë një javë me ndryshime të kushteve atmosferike, nga moti i kthjellët në fillim deri te reshjet dhe temperaturat më të ulëta në ditët në vijim.

Sipas parashikimit për periudhën 19–25 tetor, e hëna dhe e marta do të dominohen nga dielli, me temperatura maksimale që mund të arrijnë 24–25°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Nga e mërkura pritet shtim gradual i vranësirave, ndërsa të enjten dhe të premten parashikohen reshje shiu, herë pas here në formë shtrëngatash të shoqëruara me rrufe. Temperaturat maksimale pritet të zbresin në 21–22°C.

Gjatë fundjavës moti mund të përmirësohet përkohësisht. Reshjet pritet të jenë më të kufizuara, ndërsa të dielën temperaturat maksimale parashikohet të mos kalojnë 20°C.

Prev Post

Protestat përfshijnë Europën, një fundjavë…

post-bars

Leave a Comment