Studimi: Gratë përballen më shpesh me diagnoza të gabuara

Studimi: Gratë përballen më shpesh me diagnoza të gabuara

Gratë me sëmundje autoimune kanë më shumë gjasa se burrat që simptomat e tyre të interpretohen si probleme psikologjike ose psikosomatike, sipas një studimi të universiteteve të Kembrixhit dhe East Anglia, publikuar në revistën The Lancet eClinicalMedicine.

Hulumtimi, ku morën pjesë mbi 6,600 persona, tregoi se 43% e grave ishin informuar se simptomat e tyre kishin shkak psikiatrik, krahasuar me 33% të burrave. Ndërsa 34% e grave raportuan se simptomat u ishin cilësuar si psikosomatike, kundrejt 22% të burrave.

Pas marrjes në konsideratë të faktorëve të tjerë, studiuesit konstatuan se gratë kishin 46% më shumë gjasa të raportonin një diagnozë të gabuar psikiatrike dhe 74% më shumë gjasa për një diagnozë psikosomatike.

Dallimet shfaqen edhe në kohën e diagnostikimit. Ndërsa për burrat periudha më e shpeshtë nga shfaqja e simptomave deri te diagnoza ishte më pak se tre muaj, për gratë ishte një deri në dy vjet. Kjo mund të sjellë vonesa në trajtim dhe pasoja afatgjata për shëndetin dhe besimin te mjekët.

Sëmundjet autoimune ndodhin kur sistemi imunitar sulmon gabimisht trupin dhe mund të shkaktojnë lodhje, dhimbje muskulore, probleme me kyçet dhe skuqje të lëkurës. Studiuesit theksojnë se diagnostikimi i tyre mund të jetë i vështirë, por paralajmërojnë se simptomat nuk duhet t’u atribuohen automatikisht stresit apo ankthit, pa u vlerësuar me kujdes.

Prev Post

Danimarka lejon ndërhyrjen fizike të…

Next Post

Bakteret e gjuhës mund të…

post-bars

Leave a Comment