Gratë kryesojnë në blerjet online, familjet me kryefamiljar burra shpenzojnë më shumë

Gratë kryesojnë në blerjet online, familjet me kryefamiljar burra shpenzojnë më shumë

Të dhënat e INSTAT për gratë dhe burrat tregojnë dallime të dukshme në mënyrën se si familjet shqiptare konsumojnë, përdorin teknologjinë dhe përballen me vështirësitë ekonomike.

Në vitin 2024, një familje shqiptare shpenzonte mesatarisht rreth 93 mijë lekë në muaj për konsum. Familjet me kryefamiljar burrë kishin shpenzime mesatare prej 96 mijë lekësh, ndërsa ato me kryefamiljare grua rreth 76 mijë lekë.

Në përdorimin e internetit, diferenca është shumë më e vogël. Gjatë vitit 2025, internetin e kishin përdorur 88.1% e burrave dhe 86.3% e grave të moshës 16–74 vjeç.

Por kur bëhet fjalë për blerjet online, gratë dalin përpara në disa kategori. Rreth 55.6% e grave që kryen blerje online kishin blerë veshje dhe mallra sportive, kundrejt 44.4% të burrave. Për kompjuterët dhe pajisjet kompjuterike, diferenca ishte minimale: 50.9% gra kundrejt 49.1% burra.

Ndërkohë, treguesi AROPE, që mat rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social, prekte 40.5% të popullsisë. Për gratë niveli ishte 41.5%, ndërsa për burrat 39.4%.

Shifrat e INSTAT tregojnë kështu se dallimet gjinore shfaqen në forma të ndryshme, nga struktura e shpenzimeve familjare te mënyra e përdorimit të teknologjisë dhe ekspozimi ndaj vështirësive ekonomike.

Prev Post

Bulmeti nga jashtë thyen rekordin:…

Next Post

Europa kërkon alternativë ndaj SHBA-së…

post-bars

Leave a Comment