Zjarret në Shqipëri, 14 vatra ende aktive në disa qarqe

Zjarret në Shqipëri, 14 vatra ende aktive në disa qarqe

44 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, ndërsa situata më problematike paraqitet në Malin e Tërbunit në Pukë

Situata e zjarreve vijon të mbetet shqetësuese në disa zona të Shqipërisë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, 21 prej tyre janë shuar, ndërsa 9 të tjera vijojnë të jenë nën mbikëqyrje dhe 14 mbeten aktive. Zjarret janë evidentuar në qarqet Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Berat. Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjatë natës zonës së Pukës, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Tërbunit. Ekipet në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur nën kontroll situatën në zonat e prekura.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse, ndërsa në terren kanë dalë edhe 329 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja është mbështetur nga ajri përmes gjashtë operacioneve me helikopterë, një avioni Air Tractor dhe një droni për monitorimin e zonave të prekura. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek në vazhdimësi situatën në të gjithë territorin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të emergjencave. Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore, banesa dhe zona të tjera, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjet për të shmangur përhapjen e mëtejshme të tyre.

Prev Post

Hapet për qarkullim segmenti i…

Next Post

WMO paralajmëron: Zjarret dhe temperaturat…

post-bars

Leave a Comment