Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Turqia do të marrë sërish komandën e KFOR-it në tetor 2025

Turqia do të marrë sërish komandën e KFOR-it në tetor 2025

Turqia është konfirmuar se do të marrë për herë të dytë komandën e Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), duke filluar nga tetori i vitit 2025 dhe për një mandat njëvjeçar. Lajmi është bërë i ditur nga Kundëradmirali Zeki Aktürk, këshilltar për Shtypin dhe Marrëdhëniet me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes të Turqisë, gjatë një konference për mediat.

Sipas Aktürk, Turqia e ka përmbushur me sukses këtë detyrë edhe më parë, në periudhën tetor 2023 – tetor 2024, dhe rikthimi në këtë rol tregon angazhimin e vazhdueshëm të saj për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Ai theksoi se vendi do ta kryejë këtë mision me transparencë dhe paanshmëri të plotë, duke respektuar plotësisht vendimet e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në të njëjtën konferencë, Aktürk bëri të ditur gjithashtu se për herë të parë në historinë e NATO-s, një oficer turk është emëruar në një nga postet e larta në selinë e saj në Bruksel. Gjeneral turk është zgjedhur si “Drejtor i Bashkëpunimit dhe Sigurisë”, një zhvillim që u cilësua si dëshmi e rolit të rëndësishëm të Türkiyes në strukturat e Aleancës.

Në mandatin e kaluar, komandën e KFOR-it nga ana e Turqise e mbajti Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, nga tetori 2023 deri në tetor 2024, përpara se t’ia dorëzonte detyrën gjeneralit italian Enrico Barduani.

Prev Post

2 prilli, dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin

Next Post

Një trashëgimi që rilind: Xhamia e Plumbit në Shkodër rihapet pas restaurimit të plotë

post-bars

Leave a Comment