Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Nisi sot Java Kulturore e Turqisë, me muzikë e art figurativ

Nisi sot Java Kulturore e Turqisë, me muzikë e art figurativ

Datat 12-15 shtator do t’i kushtohen kulturës së pasur turke, në kuadër të Javës Kulturore të Turqisë.
Aktivitetet do të përfshijnë muzikë të veçantë dhe një ekspozitë ku pasqyrohet trashëgimia e pasur historike dhe kulturore. JKN u shprehën se, programi ofron një mundësi unike për të zbuluar thesaret kulturore turke.

JKN ftoi artdashësit të vizitojnë ekspozitën “Copëza nga Kultura Turke”, në Qendrën “Sotir Kolea”.

Ekspozita do të jetë si një udhëtim i pasur në trashëgiminë kulturore të Turqisë, për të zbuluar vlerat e lashta, figurat historike, dhe mrekullitë arkitekturore që e kanë formësuar këtë vend. Secila vepër i është dedikuar Yunus Emre, një simbol i rëndësishëm i kulturës së Anadollit.

Ndërsa në datat 12 dhe 13 shtator, në Tiranë dhe Durrës, një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionierë në fushën e kompozimit të muzikes turke, do të performohen nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar. Pjesët muzikore përfshijnë melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

 

 

/atsh

Prev Post

OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë deri më 2054

Next Post

INSTAT: Sipërfaqja e pyjeve ka rënë me 18% më 2023, rishikohen zonat e mbrojtura

post-bars

Leave a Comment