Kostumi popullor i grave të zonës së Elbasanit
Elbasani është një nga trevat më të pasura etno-folklorike të Shqipërisë që ruan dhe trashëgon shumë kostume popullore të cilët shprehin specifikën etnike dhe paraqesin një aspekt të mënyrës së jetesës, të lidhur ngushtë me historinë duke i bërë këto veshje të dallohen nga veshjet e zonave dhe të rretheve të tjera të Shqipërisë.
Sipas DRTK Korçë, në trevën e Elbasanit numërohen rreth 37 kostume autentike me mbi 10 variante secili prej tyre.
Në shekujt XVI – XVII, mori hov kostumi popullor i grave. Me zhvillimin e zejtarisë, një zhvillim të madh mori përpunimi dhe tregtimi i mëndafshit, i cili u përdor si lëndë e parë për përgatitjen e kostumeve popullore të grave të qytetit.
Ndaj kostumi popullor i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të Shqipërisë së Mesme.
/atsh