Përse në autostrada mund të krijohet trafik pa arsye?
A ju ka ndodhur që ndërsa udhëtoni në autostradë papritmas të vini re se si trafiku ngadalësohet pa motiv dhe… shpeshherë deri në ndalim të plotë të automjetit tuaj?
Po përse ndodhin këto ndalime pa arsye, pa u raportuar aksidente, kantiere ndërtimi ose kufizime?
Çfarë na detyron të qëndrojmë të palëvizshëm nën diellin përvëlues, me ngadalësime në trafik?
Përgjigjja vjen nga fizika.
Le të përpiqemi të imagjinojmë një autostradë si një kanal uji: shpejtësia e rrjedhës së tij ka një kufi maksimal, të përcaktuar nga seksioni.
Uji rrjedh nëpër të me një shpejtësi të caktuar, duke mbushur çdo hapësirë, derisa godet një pengesë; nëse tubi ngushtohet, uji ngadalësohet dhe më pas merr shpejtësi më të madhe pasi të jetë kapërcyer pengesa.
Kështu ndodh në autostradë, në prani të një reduktimi të numrit të korsive, pasi makinat ngadalësojnë shpejtësinë për të lehtësuar hyrjen e drejtuesve të mjeteve që e gjejnë rrugën të bllokuar, ata që ndodhen më tej në rrjedhën e sipërme ngadalësojnë deri sa ndalojnë, ndërsa fluksi rimerr shpejtësinë pasi të jetë kapërcyer pengesa./ /os/Atsh