Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Marrëveshje për studimin e mozaikëve antikë në Shqipëri

Marrëveshje për studimin e mozaikëve antikë në Shqipëri

Rinovohet për herë të dytë marrëveshja ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS), për projektin “Inventari i Mozaikëve në Shqipëri”.

Site të ndryshëm janë bërë tashmë objekt studimesh dhe restaurimesh të përbashkëta, ndërmjet vitit 2013 dhe 2022, si: Butrinti, Kishat e via Egnatia, Bylis.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore beri te ditur se mozaikë të tjerë mbeten për t’u studiuar, kryesisht në Butrint extra-muros, Sarandë, Durrës, Korçë, etj, pa harruar dyshemetë e kishave mesjetare dhe zbulime të reja të mundshme.

Objektiv i kësaj marrëveshjeje është studimi sistematik i dyshemeve të Shqipërisë: mozaikë, opus sectile dhe pllaka.

Projekti përbëhet nga katër akse kryesore të cilat janë: konservimi e restaurimi, dokumentimi, trajnimi, botimi.

Prev Post

“Ditët e shqiptarit”, festivali i kulturës shqiptare në Gjakovë

Next Post

Zona e mbrojtur Pashtrik-Morinë do shpallet Park Kombëtar kategoria IV

post-bars

Leave a Comment